Site icon Telegrafi

Konjufca: PDK dhe LDK, kur duan ta prishin koalicionin, bëjnë deklarata fyese për njëra-tjetrën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar se sa herë që Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë afër prishjes së koalicionit qeverisës, bëjnë deklarata linçuese ndaj figurave publike.

Ai në emisionin “Info Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se kështu pati filluar prishja e koalicionit në kohën kur ka qenë Fatmir Sejdiu kryetar i LDK-së.

“Gjithmonë ndodhin këso procesesh, kur jemi në prag të prishjes së koalicionit dhe zgjedhjeve të reja”, ka shtuar Konjufca.

Sipas tij, mund të ndodhë që Lista Serbe ta votojë demarkacionin, në këmbim të asaj që Qeveria ta mbështet Asociacionin.

“Ndoshta është vetëm pazar në mes Asociacionit dhe demarkacionit, në mënyrë që Qeveria ta krijojë ‘Zajdenicën’ dhe ata ta votojnë demarkacionin”, ka shtuar Konjufca./Telegrafi/

Exit mobile version