Site icon Telegrafi

PAN po kërkon të blejë kohë, për t’i mbyllur pazaret me deputetë të caktuar

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Glauk Konjufca, ka thënë se kërkesa e koalicionit PDK–AAK-Nisma (PAN), për ta shtyrë seancën për javën e ardhshme po bëhet për të blerë kohë.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se PAN po tenton që të bëjë këso shtyrje, sepse sipas tij, i nevojitet ende kohë.

“Ata synojnë t’i mbyllin pazaret e tyre qoftë me Teuta Rugovën ose deputetët tjerë që duan t’i blejnë. Arsyeja e vërtetë pse PAN po i nevojitet kohë, është se nuk i kanë numrat dhe po shpikin mbledhje konsultative që nuk janë në kompetencë të kryesuesit. Kompetencat e tij janë që ai të përkujdeset për efektivitetin dhe mbarëvajtjen e seancës”, ka shtuar Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version