Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shtyrë për seancën e radhës marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryeparlamentari pas kësaj tha se një kuvend që nuk e ka kapacitetin t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia vlen të ekzistojë.
“Me thanë të drejtën, unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës mendoj i cili që një kuvend nuk e ka kapacitetin objektiv me kalu marrëveshje ndërkombëtare nuk ia vlen me ekzitu legjislatura hiq”, tha ai.
Në seancën e Kuvendit kaloi Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, por në mungesë të kuorumit nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/