Site icon Telegrafi

Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të jetojë në kujtimet e të gjithëve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Konjufca përmes nëj postimi në Facebook, ka shkruar se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit.

Ai ka shtuar se Haxhi Thaçi do të jetë I pranishëm në kujtimet që ka lënë pas.

“Me pikëllim mora lajmin se u nda nga jeta Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të cilët humbën të dashurin e tyre! Qëndrojmë pranë tyre në këto momente dhimbjeje!

Edhe pse Haxhi Thaçi nuk është më në këtë jetë, ai do të jetë i pranishëm në kujtimet që ka lënë pas, në zemrat e atyre që e patën pranë dhe ndanë jetën me të. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version