Telegrafi

Konjufca nesër qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri

Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Agjenda e vizitës:

10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Vendi: Kryesia e Kuvendit

(Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha

Vendi: Selia e PD-së. /Telegrafi/