Site icon Telegrafi

Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare.

Konjufca ka uruar që viti i ri të sjell më shumë shëndet, lumturi, dashuri e harmoni.

“Po e lëmë pas edhe një vit, së bashku me të mirat dhe sfidat që na shoqëruan. Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, ka shkruar Konjufca në Facebook, krahas fotografisë së publikuar.

Ai tha se pavarësisht ndërrimit të moteve, Republika e Kosovës mbetet e paprekshme dhe e shenjtë.

“Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme. Gëzuar 2023!”, ka shtuar ai.

Exit mobile version