Site icon Telegrafi

Konjufca mori pjesë në Ceremoninë e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në ceremoni morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, drejtues të tjerë të institucioneve vendore e përfaqësues diplomatikë të vendeve mike, përfaqësues të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari e familjarë të tjerë të dëshmorëve.

Ceremonia filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror nga orkestra frymore e FSK-së, për të vijuar me nderimet te Obelisku i Lirisë nga presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, Fadil Shurdhaj”, thuhet në njoftim.

Në vazhdim të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari. ​/Telegrafi/

Exit mobile version