Shefi i Grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në përgjigje të deputetit të PSD, Dardan Molliqaj tha se ai po dëshiron ta shkatërrojë Vetëvendosjen.
Konjufca në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se Vetëvendosje është e gatshme ta rrëzojë qeverinë kur për këtë janë të gatshëm edhe partitë tjera.
“Kam kënaqësinë me të dhanë përgjigje… Jemi të gatshëm me rrëzu qeverinë kur të duan të tjerët. Çka o Lista Serbe, këtë koncept e ke mësu në Vetëvendosje. 30 minuta masi ke thanë që VV është me PDK-në, jeni ba bashkë me të tjerët kundër Vetëvendosjes…”, tha Konjufca.
Ai po ashtu ka folur edhe për Shpend Ahmetin, duke ia rikujtuar Molliqajt, që nuk është më pjesë e VV-së.
“… Shpendi nuk ka më obligim ndaj programit të VV-së, me të cilin mblidhte vota. VV atë më nuk do ta ledhatoi. Munet me ju ardh pak zheg, por mësoni me këtë fakt. Ti don me shkatërru Vetëvendosjen…”, u shpreh Konjufca.