Telegrafi

Konjufca: Ligjin për Byronë Shtetërore do ta dërgoj në Komisionin e Venedikut

Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e sotme tha se do ta dërgojë në Komisionin e Venedikut, Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Konjufca tha se si kryetar i Kuvendit ka kapacitet ligjor që ta bëjë një gjë të tillë.

“Meqenëse pe shoh që është emëruesi i përbashkët i opozitës siç duket edhe kjo kërkesa për t’ju drejtuar Komisionit të Venedikut, unë po bëhem garant i kësaj si kryetar i Kuvendit e kam këtë kapacitet ligjor për t’ju drejtuar Komisionit të Venedikut dhe këtë ligj do t’ja drejtoj këtij komisioni”, tha Konjufca.

Opozita paraqiti kërkesën që të adresohet në Komisionin e Venedikut. LDK-ja kërkoi që verifikimi i pasurisë të nisë nga deputetët. PDK-ja ka thënë se ligji duhet të vlejë prej vitit 1999. Kurse, AAK-ja kërkoi të dërgohen në Komision. /Telegrafi/