Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ishte për urime në Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai tha se festa e Kurban Bajramit ua kujton sakrificën dhe parimin që të jenë të gjithë së bashku.
Konjufca ka uruar të gjithë për festën e Kurban Bajramit, me shpresën që vitin e ardhshëm ta gjejë Kosovën më mirë se sa sot.