Telegrafi

Konjufca kritikon Haradinajn që nuk po merr pjesë në seancë

Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka kritikuar mosardhjen e kryeministrit Haradinaj që ta mbrojë para deputetëve programin e tyre qeverisës.

“Si po e shohim këtu jemi mbledhur në seancë për ta diksutuar programin qeverisës për Haradinajn por nuk po e shohim Haradinaj, ky është shembulli që po e japin në ditën e parë të ditës së tyre, kjo tregon se cfarë shembulli po japin

Po na tregjnë se si do ta qeverisin Republikën e Kosovës por do ta mbështesin mbi shpërfilljen totale të Republikës së Kosovës”, është shprehur Konjufca derisa ka shtuar se Qeveria ka detyrë llogaridhënie ndaj Parlamentit.