Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse njëherë kanë kundërshtuar fusnotën nuk do të thotë se tash do të duhej të pajtohen me qeverinë.
Ai duke folur për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se fusnota nuk duhet të jetë për aspekte të brendshme.
“Ne jemi deputetë të përgjegjshëm nëse dëshirojmë ti korrigjojmë gabimet e qeverisë, e jo të shkojmë të bëhemi vagon i një lokomotive që po shkon në drejtim të gabuar”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka theksuar se fusnota nuk do të hiqet nëse një gjë të tillë nuk e kërkon Serbia. Ai më tej ka theksuar se Kosova nuk e njeh vetveten.
“Ne po kërkojmë që Kosova ta njoh vetveten. Kosova duhet të jetë shteti 114 që e njeh shtetin e Kosovës”, u shpreh Konjufca, raporton Telegrafi.
Ai ka kërkuar që Kosova t’i thotë jo njohjes së fusnotës, duke potencuar se përse Serbia mos te vendosë fusnotën, por Kosova./Telegrafi/