Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontributi i tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Postimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar dhe kryekuvendarit Kolë Berisha.
Kontributi i çmuar i bacës Kolë për lirinë e pavaresinë e Kosovës si aktivist i hershëm i LDK-së, për krijimtarinë e gjithmbarshme si shkrimtar e intelektual, e mbi të gjitha angazhimi i tij për themelimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës si deputet e kryekuvendar, do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Bashkëndjejmë me familjen, të afërmit dhe miqtë.
U prehtë në paqe! /Telegrafi/