Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kishës ortodokse në Kampusin Universitar të UP-së.
Ai ka thënë se ka parë një dokument origjinal se si kjo kishë ka bërë thirrje për luftë, dokument të cilin e posedon Shkuri Aliu i cili ka qenë dyshimtar në gjyqin e Hagës
“E kamë se si kisha ortodokse serbe ju bënte thirrje për mobilizim në luftë, me emër e mbiemër personave”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se deklarata e presidentit Thaçi për mbrojtjen e kësaj vepre monstruoze të Millosheviqit është më shumë se neveritëse
“Ah sikur ta mbronte kështu edhe Mitrovicën, Qakorrin dhe lapidarin e rrëzuar të UÇK-së në Preshevë më mirë do ti kishim punët”, ka thënë në fund Konjufca./Telegrafi/