Shefi i GP të Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kosovës. Konjufca ka thënë se Isa Mustafa erdhi në pushtet duke thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë kriminel.
“Kjo Qeveri kishte ministra që fyen nënat gjakovare, ishte qeveri e rrënimit, pushtet që qeveritarët i bënë profesora, qeveri e klanit “Pronto”, qeveri e dhënies së territorit, qeveri e bizneseve të pushtetarëve, qeveri që edhe krundet ti shet për miell, pushtet që të eliminon duke të quajtur terrorist, qeveri e imigracionit, qeveri e mjerimit”, tha ndër të tjerash Konjufca.
Ai ka thënë se Mustafa është i pabesë dhe si i pabesë po shkon.
“Isa Mustafa shkojë cep më cep të Kosovës duke kërkuar votë nga qytetarët duke thënë se shtetin e udhëheqin dy njerëz kriminel, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, por të dytë i rehatojë, dhe vetë u rehatu në karrigen e kryeministrit. Si mund të krijojë një qeveri besim, kur njeriu kryesor i saj është i pabes, kjo s’ka lidhje me zhvillim të Kosovës.
Ishte qeveri e kapjes së shtetit dhe qeveri e marrëveshjes së Rashkës. Kjo ishte qeveri e kalni pronto, qeveri e shkatërrimit të shëndetësisë, qeveri e bizneseve e pushtetarëve, qeveri që edhe krundet t’i shet për miell. Këtë qeveri nuk ka nevojë fare ta rrëzosh sepse kjo do ta rrëzoj vetveten”, ka thënë Konjufca.