Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të tetorit.
Ai thotë se pajtohet me deklaratat e kruet të LDK’së Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK’së, Memli Krasniqi, për fushatën zgjedhore.
“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”, tha Konjufca në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Së pari mua mu dukën shumë të arsyeshme adresimet edhe të Abdixhikut edhe të Krasniqit sa i përket zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Unë pajtohem plotësisht me këtë qëndrim”, shtoi ai.
Kujtojmë që javën që shkoi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare, atij të LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga të cilët ka kërkuar që të kapërcehen dallimet dhe të bëjnë një pakt zgjedhor duke marr parasysh situatën e rëndë me pandeminë.
Abdixhiku ka kërkuar nga liderët e tre partive parlamentare që të shkurtojnë fushatën zgjedhore dhe përballjen politike nga terreni ku grumbullohen mijëra njerëz të bëjnë në debate në media, përballje digjitale e sociale.
Ai ka marrë përgjigje pozitive nga lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.