Telegrafi

Konjufca: Më keqkuptuat për Bahtirin, është akademik i ‘kanalizimeve dhe ujësjellësve’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ende nuk e ka ndërruar mendimin për Agim Bahtirin që është akademik.

Megjithatë, Konjufca tha se është keqkuptuar në atë se si i është referuar Bahtirit, meqë, sipas tij, nuk e kishte fjalën për akademik të Akademisë së Shkencave.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve po, për besë, mendoj që është”.

“Kam thënë që është akademik i çështjeve komunale, komuna shtron kanalizim, shtron rrugë, e bën një park. Unë mendoj për këto çështje, ende nuk e ndërroj mendimin se akademik është zotëri Bahtiri”.

“Më keni keqkuptuar, nuk e kam pasur fjalën për akademik të Akademisë së Shkencave”, u shpreh Konjufca në KlanKosova.