Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e sotme plenare ia ka uruar ditëlindjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Ai ia ka ndërprerë fjalimin ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen deputetes opozitare.
“Ministre, çështja është shumë e rëndësishme por më duhet të të ndërpres për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut. Urimet e mija zonja Ganimete Musliu”.
“I pash disa lule të mëdha duke qarkulluar por kureshtja ishte e arsyeshme”, tha Konjufca.