Site icon Telegrafi

Konjufca: Me Gjermaninë bashkëpunim të gjithanshëm

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur në takim ambasadorin gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.

Ministri Konjufca dhe ambasadori gjerman Heldt, në takimin e tyre të parë, u zotuan se do të ketë vazhdimësi të raporteve të mira bilaterale dhe dinamikë të shtuar në të gjitha proceset në vazhdim, transmeton Telegrafi.

 

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për shumë tema me interes të përbashkët për Kosovën dhe Gjermaninë, si dhe shprehen gatishmërinë për adresimin e tyre dhe intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në fushat profesionale, bilaterale dhe ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version