Site icon Telegrafi

Konjufca falënderon Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme

konjufca gjermanet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim një delegacion nga rajoni më i madh i Gjermanisë, Nordrein Westfalisë, të udhëhequr nga deputeti dhe njëkohësisht Shefi i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.

Bëhet e ditur se kryeparlamentari i shprehu falënderimin e tij delegacionit gjerman për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën në etapa të ndryshme, që nga vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, në fusha të ndryshme.

“Kryetari Konjufca konsideroi të rëndësishëm forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin ekonomik. Udhëheqësi i delegacionit gjerman, Hartmut Ganzke, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për të vazhdimin e mbështetjes për Kosovën e të bashkëpunimit midis palëve”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit.

Gjithashtu  bëhet e ditur se Ganzke i dorëzoi kreut të Kuvendit ftesën zyrtare për vizitën në Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë.

Exit mobile version