Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, ka theksuar se i akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa e ka ndihmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se Enver Sekiraqa është parë duke mbledhë vota për LDK.
“Enver Sekiraqa është eksponent i rëndësishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë e kam parë vet atë duke blerë vota për LDK-në”, tha Konjufca.
Ndryshe, këto komente deputeti i VV-së i ka bërë gjatë debatit të shefave të grupeve parlamentare, përkitazi me rezultatet e arritura gjatë zgjedhjeve lokale të së dielës. /Telegrafi/