Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe drejtori i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Siç njofton, Ymeri, memorandumi përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të na ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa ne si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojmë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, njofton tutje Ymeri.
Drejtori i Institutit për Politika Sociale ka falënderuar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, “për gatishmërinë për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të politikave sociale dhe të interesit të përgjithshëm”. /Telegrafi/