Shefi i Grupit Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha të enjten në seancën plenare se deputetët e VV-së janë të gatshëm të votojnë pro ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Gjykatën Speciale.
Megjithatë, ai tha se Gjykata Speciale është amendament kushtetues dhe si i tillë nuk zhbëhet pa votat e deputetëve të Listës Serbe.
Ai ka rikujtuar se janë deputetët e Kosovës ata që kanë votuar ligjin për Gjykatën Speciale, ndërsa sot po kërkojnë ndryshimin e këtij ligji.
“E keni votën tonë në momentin që doni ta zhbëni Gjykatën Speciale”, tha Konjufca.