Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka takuar në zyren e tij aktorin Agan Asllani, pas një imitimi fantastik që ky i fundit i ka bërë në serialin ‘Logjikonomia’.
Ata kanë realizuar edhe një video së bashku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
“Kur, ku, si dhe pse… liberalizimi”, thonë Asllani dhe Konjufca në videon e shpërndarë nga shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Agan Asllani njihet si aktor në ‘Çka ka shpija’ dhe shumë projekte të tjera. Së fundi ai është duke marrë pjesë në projektin ‘Logjikonomia’, ku në episodin 3 e ka imituar kryekuvendarin Konjufca. /Telegrafi/