Site icon Telegrafi

Konjufca: Dikujt po i pengon me fol për Astrit Deharin

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se pas tërheqjes së nënshkrimeve të deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca tha se duke e ditur se nuk i kanë 40 nënshkrime, sërish është thirrur mbledhja e Kryesisë.

“Ne mendojmë se ka një lidhje mes asaj që po ndodh në Parlament dhe asaj që i ka ndodh Astrit Deharit në burg. Dikujt po i pengon me fol në Kuvend për Astritin”, tha Konjufca.

Konjufca tha se duhet t’i shtrohet një pyetje këtyre se “kujt po i dhemb shpalosja e të vërtetës”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version