Telegrafi

​Konjufca dënon sulmin ndaj ambasadës së ShBA-së në Tunizi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin terroristë ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Konjufca ka shkruar se dënon këtë sulm terrorist.

“Kosova dënon sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi”, ka shkruar Konjufca.

Dy sulmues vetëvrasës kanë quar vetën në erë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tunis, këtë të premte, duke plagosur pesë oficerë policie dhe një civil.

Ambasada e Amerikës në Tunizi përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar që t’i shmangen zonës ku është kryer sulmi.