Telegrafi

Konjufca: BIK-u gjithmonë ka kultivuar solidaritetin dhe bamirësinë në shoqëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myfitu Naim Tërnava.

Lexo po ashtu Kurti viziton BIK-un, falënderon Tërnavën për kontributin e dhënë për shtetndërtimin e Kosovës

Konjufca pas bisedës që zhvilloi me myftiun Tërnava tha se roli i Bashkësisë islame ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar.

Ai tha se BIK-u gjithmonë ka kultivuar solidaritetin dhe bamirësinë në shoqëri.

Lexo po ashtu Osmani uron Fitër Bajramin: Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo

“Shfrytëzoj rastin t’ia uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve. Po ashtu falenderova myftiun për kontributin që ka dhënë. Më kujtohet dhe vet kur kam qenë i vogël në vitet e 90-ta, roli i BIK-ut, i cili ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar. I falenderova poashtu që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritetin dhe bamirësinë”, tha Konjufca. /Telegrafi/