Telegrafi

Konjufca bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shkabaj: Rënia e tyre për liri, vazhdimësi e sakrificës së familjes Jashari

Me rastin e 23 vjetorit të të rënëve për liri të familjes Rama, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kësaj familje në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Konjufca tha se rënia e familjes Rama, këtu e 23 vjet më parë, është vazhdimësi e sakrificës së familjes Jashari.

“Jemi mbledhur ta kujtojmë rënien e lavdishme të familjes Rama. Kjo sakrificë është ma e larta për atdhe, që njeriu mund ta mendojë. Burra e gra kanë luftuar për lirinë e fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm. Shembulli i familjes Rama na dëshmon se kurdo që atdheu është në rrezik nuk kursehet asgjë, e madje as vetë jeta”, tha ai.

Më 27 mars të vitit 1999 forcat pushtuese serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit./Telegrafi/