Telegrafi

Konjufca: Atentati ndaj Trumpit, sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.

Konjufca në një reagim në Facebook  ka shkruar se ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.

“Falë Zotit dhe institucioneve të sigurisë, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.

Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, ka shkruar Konjufca. /Telegrafi/