Site icon Telegrafi

Konjufca: 28 nëntori gjithmonë fillon në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.

Me këtë rast Konjufca tha se 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz, aty ku ka ndodhur sipas tij sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri.

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së, po ashtu kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version