Site icon Telegrafi

Konjufca: Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se duhet ulur me partitë politike për të diskutuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Konjufca para mediave po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për të shkuar në zgjedhje, transmeton Telegrafi.

“Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje, por tash, të gjithë po thonë që është sivjet. Ky vit i ka edhe disa muaj. Unë nuk mund t’ju them se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, por ju e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje”, ka pohuar ai.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë kërkuar edhe partitë opozitare./Telegrafi/

 

Exit mobile version