Telegrafi

Kongresmenja amerikane që kundërshton vaksinimin, posedon aksione në tre kompani që prodhojnë vaksina kundër COVID-19

Kongresmenja republikane amerikane, e cila është gjithashtu kundër vaksinimit, Marjorie Taylor Greene ka aksione në tre kompani vaksinash.

Në pasqyrën zyrtare të të ardhurave, ajo deklaroi se zotëron aksione në AstraZeneca, Pfizer dhe Johnson&Johnson.

Në AstraZeneca ka aksione me vlerë midis 1,000 dhe 15 mijë dollarëve, ndërsa Pfizer dhe Johnson&Johnson kanë aksione me vlerë midis 15 mijë dhe 50 mijë dollarë.

“Ata po e shkatërrojnë vendin tonë, këto vaksina naziste”, tha ajo së fundmi në një intervistë me Steve Banon. “Më vjen keq. E di që jam duke përdorur fjalën nazist dhe të gjithë zemërohen kur e them, por kjo është pikërisht ajo që ata janë”, shtoi ajo.

Zyra e saj tha se ajo nuk menaxhon investimet, por një palë e tretë e bën atë në emër të saj, raporton independent.

Greene u bë e njohur për kritikat ndaj vaksinimit të detyrueshëm dhe theksoi se nuk ishte vaksinuar dhe se as që e ka ndërmend ta bënte një gjë të tillë. /Telegrafi/