Telegrafi

Kongresmenia amerikane bëhet objekt i talljes – ngatërron policinë naziste dhe një supë të famshme spanjolle

Kongresmenia republikane, Marjorie Taylor Green u bë objekt talljeje duke ngatërruar policinë sekrete naziste me një supë spanjolle.

Ligjvënësja amerikane tashmë është e njohur për lapsuset e shumta dhe për përhapjen e dezinformatave rreth coronavirusit, e cila gjë bëri që t’i bllokohej llogaria në Twitter.

Kongresmenia duke dashur të thoshte se në Kongresin amerikan po patrullonte policia sekrete naziste – Gestapo, ajo tha “gazpacho” – emri i një supe të famshme spanjolle.

“Policia e Gaspacho, Nancy Pelosi, po spiunon anëtarët e Kongresit, po monitoron atë që ne po bëjmë, po spiunon stafin tonë dhe po spiunon qytetarët amerikanë”, tha Green.

Kujtojmë se Gazpacho është një supë e ftohtë e përbërë edhe nga domatet ndërsa gestapo ishte policia naziste. /Telegrafi/