Telegrafi

Kongresmeni Torres kërkon drejtësi për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres vazhdon të jetë një nga miqtë më të zëshëm të Kosovës në Uashiongton.

Kësaj radhe Torres ka kërkuar drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“27 Prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga Lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres në Twitter.

Torres, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO./Telegrafi/