Një kongresmen amerikan ka paraqitur një propozim të rrethuar nga shumë debate dhe spekulime për ndryshimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që mund të mundësonte një mundësi të re për presidentin amerikan, Donald Trump të shërbente për një mandat të tretë në detyrën e presidentit të SHBA-së.
Ky propozim është bërë nga Andy Ogles, një republikan nga Tennessee, i cili ka paraqitur një rezolutë të veçantë që kërkon ndryshimin e Amendamentit të 22-të të Kushtetutës.
Amendamenti aktualisht kufizon çdo individ që ka shërbyer dy mandate si president të mos kandidojë më për një mandat të tretë, shkruan cnbc.
Propozimi i Ogles sugjeron që një president të mund të shërbente deri në tri mandate, por me një kusht të rëndësishëm: vetëm dy prej këtyre mandateve mund të ishin të njëpasnjëshme.
Ndryshimi duket se është hartuar me qëllim për të mundësuar një mundësi të tillë për ish-presidentin Donald Trump, i cili është tashmë 78 vjeç.
Ogles e ka mbrojtur këtë propozim duke thënë se ai do t’i jepte mundësinë Trumpit të shërbente për një mandat të tretë, dhe do të sigurojë një udhëheqje të fortë për Shtetet e Bashkuara, që sipas tij, është e nevojshme për të përballuar sfidat e mëdha që po kalon kombi amerikan.
Megjithatë, ndonëse ky propozim ka nxitur shumë reagime dhe mbështetje nga disa grupe republikane, ndryshimi i Kushtetutës është një proces shumë i komplikuar dhe i gjatë.
Pavarësisht nga mbështetja e mundshme e disa grupeve të fuqishme politike, ndryshimi i Kushtetutës kërkon një proces të thellë ligjor dhe një shumicë të madhe të përkrahësve në dy degët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, si dhe një miratim të gjerë nga shtetet e tjera të Bashkimit.
Konkretisht, për të kaluar një amendament të tillë, është e nevojshme që dy të tretat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit ta mbështesin këtë ndryshim, dhe që tre të katërtat e legjislaturave të shteteve të miratojnë të njëjtën.
Pavarësisht entuziazmit të shprehur nga mbështetësit e propozimit, një ndryshim i tillë mbetet shumë i vështirë për t’u realizuar. Madje, edhe nëse kjo iniciativë do të mbështetet nga shumica e republikanëve, e cila nuk është e garantuar, procesi ka shumë pengesa ligjore dhe politike për t’u kapërcyer.
Pasiguria e kësaj mbështetjeje dhe vështirësitë që lidhen me ndryshimin e Kushtetutës e bëjnë këtë propozim të duket pothuajse të pamundur për t’u realizuar në afatshkurtër. /Telegrafi/