Kongresmeni amerikan, Andy Levin, përfaqësues nga Michigani, së fundi i është bashkuar grupit për çështjet shqiptaro-amerikane.
Kështu ka bërë të ditur biznesmeni shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, përmes një shkrimi në Twitter.
Lukaj është një prej aktivistëve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane. Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit!”, ka shkruar Lukaj.
Grupi për çështje shqiptare është krijuar nga aktivistët shqiptaro-amerikanë me që të forcohen lidhjet mes shtetit amerikan dhe shqiptarëve, si dhe përfaqësimin e interesave shqiptare në Kongresin amerikan.
Ndryshe, raportohet se shteti i Michiganit është një prej shteteve në SHBA me komunitet të madh të shqiptarëve./Telegrafi/
Meet Congressman Levin, the newest addition to the Albanian American Issues Caucus. He is the nephew of the late Senator Carl Levin, whom I remember fondly from his days serving on the Armes Services Committee during the Balkan conflicts. Thanks Michigander Albanians! pic.twitter.com/CSilvLUy7f
— RichardLukaj (@LukajRichard) March 20, 2022