Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin u sulmua me mjet të mprehtë teksa mbante një fjalim gjatë fushatës për guvernator të New Yorkut, por ai nuk u lëndua.
Videoja, e publikuar nga dëshmitarët në rrjetet sociale, tregon një person të paidentifikuar, i veshur me një kapele të zezë bejsbolli, duke iu afruar me shpejtësi ligjvënësit në skenë gjatë tubimit elektoral të djeshëm teksa mbante “armën e ftoftë” në dorë.
Në video, burri mund të dëgjohet duke i përsëritur Zeldin-it “e mbarove” teksa i ofron dorën në fytyrë.
Kongresmeni e shtyu atë, përpara se të dy të binin në tokë, ndërsa disa të tjerë u përpoqën të nënshtronin të dyshuarin.
This is video of Lee Zeldin being attacked and almost stabbed on stage at a Fire Hochul event in Fairport, NY.https://t.co/xazg7G7sqb
— VISH BURRA 🏴☠️ (@VishBurra) July 22, 2022
Një zëdhënëse e ekipit zgjedhor të Zeldin njoftoi në Twitter se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë kongresmenin.
Ajo tha gjithashtu se politikani përfundoi fjalimin pas incidentit dhe falënderoi policët që u përgjigjën gjatë sulmit.
Policia lokale nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë incident.
Zeldin, një nënkolonel i rezervës së ushtrisë amerikane, i cili ka përfaqësuar Long Island në Kongres që nga viti 2015, është një aleat i Donald Trumpit dhe ishte në mesin e republikanëve në Kongres që votuan kundër konfirmimit të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020. /Telegrafi/