Site icon Telegrafi

Kongresmeni amerikan, Chris Smith: Atmosfera e mosndëshkimit në Serbi ta kujton kohën e Millosheviqit

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Kongresmeni amerikan nga New Jersey, Chris Smith, deklaroi se ka probleme serioze dhe pengesa në respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi, dhe se atmosfera e mosndëshkimit ia kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit.

Një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve reagoi ndaj raportimeve për arrestimin dhe ngacmimin ilegal të Konstantin Katiq, kur, siç deklaroi ai, autoritetet serbe e ndaluan atë në aeroportin e Beogradit ku e rrahën për rreth katër orë dhe e kërcënuan për një ‘tweet’ që e fyen presidentin.

“Rastet e tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ndodhin vetëm në një atmosferë të pandëshkueshmërisë kur abuzuesit nuk kanë frikë nga pasojat për veprimet e tyre”, tha Smith, duke shtuar se ajo të kujtonte “ditët e këqija të vjetra të Sllobodan Millosheviqit”, raporton “Danas”.

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore serbe, Zdravko Ponos tha javën e kaluar se zyrtarët e BIA-s “ngacmuan dhe goditën” anëtarin e partisë Konstantin Katiq për gati katër orë për shkak të një postimi në Twitter që fyente presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të postuar në një llogari në Twitter, që s’sishte e tij.

Ekipi juridik i Partisë Popullore paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër udhëheqësve të BIA-s Bratislav Gashiq dhe Marko Parezanoviq dhe tre oficerëve të cilët e arrestuan ilegalisht dhe e rrahën dhe torturuan Katiqin në aeroportin e Beogradit të dielën, 26 shtator.

Exit mobile version