Site icon Telegrafi

Kongresmenët amerikan mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot realizoi takim me delegacionin e kongresmenëve amerikan, i cili udhëhiqej nga Bil Floris.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe SHBA në këtë kontekst ka dhënë mbështetje për reformat në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja Sheqerinska në takim ka thënë se Maqedonia është krenare me partnerin strategjik SHBA-të dhe ka vlerësuar ndihmë për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

Ajo në takim gjithashtu ka thënë se për qytetarët e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Në takim me kongresmenët kanë marrë pjesë edhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Azim Nuredini, ambasadori i SHBA-ve në Shkup Jess Baily dhe përfaqësues të atashesë ushtareke të SHBA-ve në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version