Politikania demokrate e SHBA-së, Alexandria Ocasio-Cortez ka thënë se është një e mbijetuar e sulmit seksual.
Kongresistja zbuloi traumën e saj ndërsa akuzoi republikanët se po i shmangen përgjegjësisë së kaosit të shkaktuar në Kongresin amerikan, raporton bbc.
“Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual”, tha ajo duke qarë, “Dhe këtë gjë nuk ju kam thënë shumë njerëzve në jetën time”.
Ocasio-Cortez, një social-demokrate e cila përfaqëson rrethin e 14-të të qytetit të New Yorkut, gjithashtu është shpesh shënjestër e konservatorëve.
Ndryshe, politikania rrëfimin rreth sulmit seksual e ka bërë në rrjetet sociale teksa ka marrë mbështetjen e shumë njerëzve. /Telegrafi/
AOC recounting her horrifying experience hiding in her office during the insurrection.
“I thought I was going to die…I have never been quieter in my entire life.” pic.twitter.com/t2P6FU3mFU
— Justice Democrats (@justicedems) February 2, 2021