Site icon Telegrafi

Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, histori suksesi e SHBA-së

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shtetin e Kosovës e ka konsideruar storje suksesi për Amerikën dhe demokracinë në Ballkan.

Përmes një shënimi në platformën X, ai ka thënë se ndjehet krenar që përfaqëson Bronxin në Kongres, vend ku që është shtëpi e mijëra shqiptarëve.

“Kisha nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një storje suksesi e SHBA-së për demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Lexo po ashtu Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

“Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë”, ka shkruar miku i Kosovës në platformën X./Telegrafi/

 

Exit mobile version