Kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Kongresisti Torres, duke u kërkuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, vende këto të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Twitter ai, transmeton Telegrafi.
#Kosovo has been independent for 14 years, yet there are several EU nations that do not recognize this. I’m calling on Cyprus, Greece, Romania, Slovakia, & Spain to reconsider their position & recognize Kosovo as an independent nation so that Kosovo has a path to enter the EU. pic.twitter.com/kKTgrjuDaL
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) March 15, 2022
Ai thekson se Kosova ka nevojë urgjente që të mbështetet nga këto pesë shtete.
Ditë më parë kongresisti Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.
Ai ka theksuar se bërja e kësaj gjëje nga aleatët nuk ka qenë kurrë më urgjente.
“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, ka theksuar ai, përcjell Telegrafi.
Letrat e tij dërguar ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, klikoni KËTU /Telegrafi/