Telegrafi

Kongresisti amerikan përgëzon Kosovën për marrëveshjen me MCC-në

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka uruar Kosovën për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, përmes së cilës Kosova përfiton grant prej 202 milionë dollarësh, për energji.

“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në Twitter.

Kjo marrëveshje është nënshkruar të mërkurën në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë. /Telegrafi/