Telegrafi

Kongresisti amerikan: Kosova e meriton anëtarësimin në NATO

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.

Torres me anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se, bërja e kësaj gjëje nga aleatët nuk ka qenë kurrë më urgjente.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, ka theksuar ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Lexo po ashtu Pas agresionit rus në Ukrainë, Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. /Telegrafi/