Telegrafi

Kongresi vazhdon përpjekjet intensive për shpëtimin e ekonomisë

Ligjvënësit demokratë po bëjnë përpjekje për të miratuar javën e ardhshme planin masiv për stimulimin e ekonomisë, plan të cilin zoti Obama e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar krizën ekonomike amerikane.

Republikanët kanë propozuar një plan alternativ, duke thënë se plani i propozuar nga demokratët me vlerë prej 825 miliardë dollarësh është shumë i kushtueshëm dhe nuk do të ishte i efektshëm.