Telegrafi

“Kongresi i sotëm nuk ka të bëjë asgjë me Lëvizjen Besa”

“Krahu i Tetovës” i Lëvizjes Besa që udhëhiqet nga Bilall Kasami përmes një komunikate ka reaguar ndaj kongresit të sotëm të cilin e organizuan delegatët e Shkupit, ku për kryetar të Lëvizjes Besa zgjodhën Afrim Gashin.

Mbështetësit e Bilall Kasamit thonë se: “tubimi i sotëm i paraqitur si kongres partie nuk ka të bëjë asgjë me Lëvizjen Besa dhe strukturën e saj legjitime dhe legale”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mjafton të shihet fotografia e përgjithshme, se kush nga të ftuarit ishte në reshtin e parë dhe kush rrinte në prapavije, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull i shoqatave që dirigjohen vetëm nga një qendër e cila ska të bëjë jo vetëm me Besën por as me shqiptarët. Kongresi i Lëvizjes Besa është një dhe ai mbahet më 24.02.2018 në Shkup. Pasi që tani shumica edhe e njerëzve të manipuluar u vërtetuan se grupi tjetër qëllimin e ka patur vetëm të kenë personin që dirigjohet nga jashtë në krye të tyre ne i ftojmë të gjithë që të rreshtohen aty ky vazhdon ideja dhe ideali i Lëvizjes Besa, pra në Kongresin e parë që do mbahet më 24 shkurt”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Krahu i Shkupit” zgjedh Afrim Gashin kryetar të Lëvizjes Besa