Telegrafi

Kongresi skeptik për planin e ndihmës

Gjatë një seance në Komisionin e Senatit për Sistemin Bankar, një komision ky me ndikim, udhëheqësi republikan dhe ai demokrat, shprehën skepticizëm.

Kreu i Komisionit, demokrati Chris Dodd, e cilësoi planin të papranueshëm.

Kreu i grupit të republikanëve Richard Shelby, tha se nuk do ta vinte vulën në të.

Plani, i hartuar nga autoritetet pas krizës financiare, është më i madhi i llojit të vet në historinë e SHBA.

Rezerva

Ai parashikon krijimin e një fondi në vlerë 700 miliardë dollarë për të ndihmuar institucionet financiare në vështirësi.

Kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke, dhe sekretari për Thesarin, Henry Paulson, i ka bërë thirrje Kongresit që ai të miratohet sa më shpejt. 

Të dy partitë po i kërkojnë qeverisë që të sigurojë se plani nuk do të ndihmonte institucionet financiare të Wall Street-it, në kurriz të taksapaguesve amerikanë.

Ndërsa Kongresi vazhdon të shprehë rezerva të mëdha për planin dy kandidatët presidencialë kanë lënë të kutohen se e mbështesin atë me rezerva.

Ata kërkuan garanci për planin, por nuk e hodhën poshtë. /BBC/