Telegrafi

Kongresi në SHBA voton për shkurtime drastike

Votimi aprovoi shkurtimin e 61 miliardë dollarëve, duke nisur nga tani, deri në fundin e vitit buxhetor, në 30 shtator. Presidenti Barack Obama paraqiti më parë një plan për më pak shkurtime drastike, për vitin e ardhshëm.

Në mënyrë që vendimi i Kongresit të aprovohet, ai do të duhet të marrë miratimin e Senatit, që ndonëse me shumicë të dobët, vazhdon të kontrollohet nga partia demokratike e presidentit në fuqi.

Sipas korrespondentëve dhe ekspertëve të mediave amerikane, pritet që Obama dhe senatorët demokratë të rrëzojnë dekretin.

Ditën e hënë, presidenti lajmëroi një plan që synon të reduktojë defiçitin e tanishëm buxhetor në dhjetë vitet e ardhshme. Deficiti kap aktualisht vlerën e 1 100 miliardë dollarëve. /Telegrafi/