Site icon Telegrafi

Kongresi i jashtëzakonshëm në LSM, sot vendoset për kandidatët për lider

Këshilli i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në seancë duhet të vendos cilët kandidatë do të propozohen për liderë të ardhshëm të LSM-së, në kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm i cili është planifikuar më 11 nëntor.

Për lider në sindikatë, kandidatura kanë dorëzuar kryetari në detyrë i tanishëm, Darko Dimovski, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Aco Antovski, por kryesia e LSM-së ka vërtetuar se vetëm Dimovski i përmbush kushtet për kandidaturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e mbajtur më 25 tetor, kryesia e LSM-së rishikoi të gjitha kandidaturat dhe vërtetoi se vetëm Dimovski i përmbush kushtet, ndërsa dy të tjerët nuk plotësojnë.

Sipas kryesisës së LSM-së, Dimovski ka mbështetje nga 12 sindikata, ndërsa Grujovski ka mbështetjen e pesë sindikatave./Telegrafi/

Exit mobile version