Site icon Telegrafi

Kongresi amerikan me kallëzim penal kundër ish-ndihmësit të Trumpit

Një komitet që heton trazirat e 6 janarit në Capitol Hill ka thënë se do të bëjë kallëzim penale kundër ish-këshilltarit të Donald Trump, Steve Bannon.

Bannon ishte thirrur për të dëshmuar para panelit të kongresit që do të hetonte trazirat të enjten, raporton bbc.

Ai nuk u shfaq, duke bërë që kreu i komitetit të caktojë një votim të martën për ta fajësuar.

Nëse shpallet fajtor, Bannon përballet me një gjobë dhe deri në një vit burg. Demokratët thonë se ai po përpiqet të vonojë hetimin.

Bannon, një ish-drejtues i mediave të krahut të djathtë, i cili u bë strategu kryesor i Trumput, u pushua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2017 dhe nuk ishte në qeveri në kohën e trazirave të janarit.

Por atij i është kërkuar të dëshmojë në lidhje me komunikimin e tij me Trump një javë para incidentit – si dhe përfshirjen e tij në diskutimin e planeve për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që panë Joe Bidenin të fitonte Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version